Kosova
Të dhënat për tregtinë e jashtme në Kosovë: Deficit tregtar prej 17,5% në dhjetor të 2024-ës
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2024, ku është evidentuar një deficit tregtar prej 17,5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Deficiti tregtar për dhjetor të vitit 2024 ka arritur në 561,5 milionë euro, duke shënuar rritje nga 477,7 milionë euro që ishte në dhjetor 2023 ndërsa eksporti mbulon importin me vetëm 11,0%.
Eksportet në dhjetor të vitit 2024 kanë arritur vlerën prej 69,6 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6,5% krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, importet kanë arritur në 631,1 milionë euro, duke regjistruar një rritje më të lartë prej 16,2%, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga ASK, grupet kryesore të eksporteve janë:
- Metalet bazë dhe artikujt prej tyre – 20,3%
- Ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani – 14,9%
- Plastika, goma dhe artikujt prej tyre – 11,5%
- Artikujt e ndryshëm të prodhuar – 7,3%
- Produktet minerale – 59,8%.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












