Shkurt.ch
Të huajt që vijnë në Zvicër, të paguajnë 5000 franga taksë vjetore!
Taksa do të paguhej në tri vitet e para të qëndrimit të tyre dhe do të arrinte në 12 deri 15 franga në ditë. Për gjithë vitin, ajo do të bënte 4000 deri në 5000 franga
Ekonomisti zviceran Reiner Eichenberger në një intervistë për “Berner Zeitung” ka propozuar një ide të çuditshme se si të komandohet politika e migrimit në vend. Ai thotë se një taksë plotësuese të cilën do ta paguanin vetëm të huajt që vijnë në Zvicër do të ishte zgjidhja. Taksa do të paguhej në tri vitet e para të qëndrimit të tyre dhe do të arrinte në 12 deri 15 franga në ditë, transmeton albinfo.ch. E llogaritur për gjithë vitin, ajo do të bënte 4000 deri në 5000 franga.
Në këtë mënyrë, sipas tij, “migracioni me siguri do të ulej”. Para së gjithash kjo taksë do të ndikonte te ata që nuk kanë mjete të mjaftueshme, prandaj kalimin në Zvicër, në kushtet e deritashme mezi mund ta përballojnë . “Në këtë mënyrë në Zvicër do të vinin më shumë persona të cilët përfitojnë shumë nga ardhja në Zvicër dhe të cilët, rrjedhimisht, edhe do t`i sjellin më shumë Zvicrës”.
Ndërkaq Eichenberger kërkon barazi për migrantët sa i përket pagesës së taksës së përmendur. “Shuma që duhet paguar duhet të jetë e barabartë sikur për një punëtor të thjeshtë ashtu dhe për një specialist të IT, i cili ka pagë të lartë, përcjell albinfo.ch. Taksa pra lidhet me shpenzimet që shkaktohen nga ardhja e të huajve dhe ato janë përafërsisht të njëjta”.
Kur të mblidhet shuma e taksave të mbledhura në këtë mënyrë dalin të ardhura prej 2 miliardë deri 2 miliardë e gjysmë franga për arkën federale. Përmes këtij përfitimi, rritet edhe niveli i pranimit të migracionit nga ana e vendësve.
Ekonomisti në fjalë madje beson se kjo ide mund të përputhet edhe me marrëveshjet bilaterale me BE-në. Sepse, sipas tij, BE-ja do t`i pranonte më lehtë çmimet në para për migrantët e tyre se sa caktimin e kontingjenteve për ta.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana












