Kosova

Të mërkurën fillon imunizimi i popullatës në Maqedoni

Dërgesa e parë e vaksinave “AstraZeneka” për Maqedininë përmes mekanizmit Kovaks mbërriti këtë mëngjes para orës tetë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Vaksinat u pritën nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe një delegacion me anëtarët e trupit diplomatik në RMV, përfaqësues të OBSH-së, UNICEF-it dhe zyra rajonale e KB-së.

Me 24.000 vaksina të “AstraZenekës”, imunizimi masiv i popullsisë në vend pritet të fillojë të mërkurën. Me ta do të përfshihen persona mbi 75 vjet.