Lajme
Të shtëna në një furrë në Milano të Italisë, 1 i vrarë e 1 i plagosur
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri brenda një furre buke në Milano , raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Sulmi ndodhi vonë të shtunën pasdite në Piazzale Gambara. Sipas raportit të SKY TG24, dy ukrainas (49 dhe 26 vjeç) hynë në dyqan për të marrë diçka për të ngrënë. Dyshohet se autori ishte duke i ndjekur dhe, sapo shitësi është larguar për të sjellë porosinë, ka qëlluar dy personat dhe më pas është larguar.
49-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa 26-vjeçari është dërguar në spitalin San Carlo në gjendje kritike për jetën.
Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin, i cili është në kërkim.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë












