Kosova
Temperatura “përvëluese” sot në Kosovë
Sot në Kosovë po mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht përgjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat arriten kulmin në orët e mesditës. Minimalet lëvizën ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 32-39 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17.
“Konsumo ujë, jo edhe lëngje të gazuara dhe me sheqer, bart masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta. Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë”, janë disa nga këshillat që duhet zbatuar.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie e lehtë e temperaturave maksimale, pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë










