Kosova
Tenori Ramë Lahaj bëhet me pasaportë diplomatike kosovare
Ramë Lahaj, tenori kosovar me famë botërore gjatë ditës së sotme është bërë me pasaportë diplomatike kosovare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë tenori Lahaj por edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
“Sot kisha nderin dhe privilegjin të pranoja pasaportën diplomatike kosovare dhe që nga sot e tutje edhe zyrtarisht jam Ambasador global i Kulturës së Kosovës”, ka shkruar Lahaj në Facebook.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se Lahaj nga sot është ambasador kulturor i Kosovës.
“Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës. Si imazhi ynë më i mirë në botë, tenorit Lahaj, pata nderin t’ia dorëzoj pasaporten diplomatike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












