Lajme
Terapia e suksesshme izraelite kundër Covid-19
BE-ja ka vendosur të mbështesë me 50 milionë euro, një kurë kundër COVID-19 që po zhvillohet nga firma izraelite Pluristem.
Është bërë e ditur se firma farmaceutike Pluristem me qendër në Haifa ka zhvilluar një terapi, që përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus. Kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat etj.
Bashkimi Europian ka vendosur të mbështesë me 50 milionë euro një kurë kundër COVID-19 që po zhvillohet nga firma izraelite Pluristem.
Nga testet e kryera në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara, kura ka rezultuar 100% e suksesshme, një nivel që deri më tani nuk është arritur nga asnjë ilaç që po testohet kundër koronavirusit.
Firma farmaceutike Pluristem me qendër në Haifa ka zhvilluar një terapi, që përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus. Kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat etj.
Kjo kurë shëroi plotësisht 6 pacientë në Izrael, të cilët ishin në rrezik për jetën për shkak të infektimit me koronavirus. Këtë muaj u shërua edhe një tjetër pacient në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili pranoi t’i nënshtrohej testimit me këtë kurë.
Aktualisht, kura ndodhet në fazën e tretë të përparuar të provave te njerëzit. Fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane e Investimeve mbulojnë 50% të shpenzimeve për zhvillimin e kësaj kure.
Firma izraelite shquhet për zhvillimin e shumë kurave, përfshirë edhe disa studime për një vaksinë për mbrojtjen nga rrezatimi atomik të ushtarëve amerikanë kryer 3 vijet më parë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation













