Kosova
Tërhiqen komisionerët e partisë së Rashiqit në Leposaviq e Zubin-Potok
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/04/213-587x330.jpg)
Mësohet se komisionerët e partisë së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nened Rashiq, për procesin e votimit për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq dhe Zubin-Potok janë tërhequr, përcjell albinfo.ch.
Burimet e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se në Leposaviq janë tërhequr 24 komisionerë, kurse në Zubin-Potok 15.
Procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve në veri do të mbahet të dielën, më 21 prill.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Leposaviq të drejtë vote kanë 13 mijë e 674 qytetarë, në Zubin-Potok 6 mijë e 877, në Zveçan 7 mijë e 209 qytetarë dhe në Mitrovicë të Veriut 18 mijë e 796 qytetarë.
Procesi i votimit do të zhvillohet në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.
KQZ-ja për këtë proces ka pasur në dispozicion 43 qendra votimi, por 33 nga to nuk u vunë në dispozicion nga drejtorët serbë të shkollave në këto komuna.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka njoftuar se i ka siguruar edhe rreth 10 qendra të tjera të votimit.
Të enjten anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë për koha.net se deri më tash kanë marrë konfirmimin për sigurimin e rreth 20 qendrave të votimit gjithsej.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n