Autotech
Tërhiqen nga qarkullimi mijëra Mercedesë
Organet zyrtare tërheqin nga qarkullimi mijëra Mercedesë me naftë. Prodhuesi i makinave Mercedesë mendohet të ketë instaluar një aparaturë fikjeje. Daimleri i mohon akuzat.
60 mijë makina me naftë janë të prekura nga tërheqja e detyruar nga qarkullimi. Nga tërheqja zyrtare e komunikuar nga Zyra Federale e Automjeteve bëhet fjalë për vetura të modelit “Mercedes-Benz GLK 220 CDI”, të prodhuara në intervalin kohor midis viteve 2012 dhe 2015. Një zëdhënës i koncernit Daimler e konfirmoi këtë njoftim të botuar në “Bild am Sonntag”.
Prodhuesi i automjeteve akuzohet të ketë montuar në ‘fuori stradat’ sportive me naftë me një normë gazrash Euro-5 një aparaturë ilegale që manipulon kuotat e emetimit. Daimleri nuk e pranon këtë akuzë dhe zëdhënësi thotë se kompania do të kërkojë mbrojtje juridike, përcjell albinfo.ch.
A janë të prekura edhe modele të tjera?
Sipas informacionit të “Bild am Sonntag”, Zyra federale do të shtrijë hetimet kundër Damlerit, sepse softwari manipulues mund të gjendet edhe në modele të tjera. Zëdhënësi i prodhuesit të makinave tha se ka kontakte mes kompanisë dhe zyrtarëve rreth kësaj teme, transmeton dw.
Dyshimi kundrejt modelit “GLK 220 CDI” u bë publik në prill. Atëherë u tha se Zyra federale qysh në vjeshtë të vitit 2018 kishte njoftime për një software të dyshimtë në motorin “OM651”, që mundësonte të ulte vlerat e gazrave të prodhuara me anën e një programi kompjuterik. Kjo gjë ishte e mundur vetëm në stacionin e testimit, por jo në trafikun e përditshëm. Për këtë arsye, Zyra federale ka nisur hetimet kundër Daimlerit me seanca dëgjimore qysh në prill këtij viti. Kompania deklaroi në atë kohë se do të bashkëpunonte me Zyrën federale në mënyrë gjithëpërfshirëse për të sqaruar çështjen në fjalë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












