Lajme
Tërmet i fuqishëm më Shqipëri, epiqendra në Mirditë
Dëmet janë regjistruar më së shumti në fshatrat e Mirditës, si Bardhaj. Ka raportime se në këtë zonë ka pasur shtëpi që kanë pësuar çarje apo edhe dhera që janë shembur
Një tërmet i fuqishëm ka rënë dje rreth orës 16.00 dhe se lëkundjet e tij janë ndjerë në Tiranë, si edhe në disa qytete të Shqipërisë. Gjithashtu, tërmete janë ndjerë edhe në periferi të kryeqytetit. Ky tërmet ka qenë i magnitudës 5.2 ballë dhe është ndjerë fuqishëm edhe nga njerëzit. Lëkundet kanë qenë me thellësi 10 kilometra, shkruan shekulli.al.
Epiqendra e tërmetit është 55 kilometra nga Tirana dhe 32 km nga Lezha. Gjithashtu mësohet se epiqendra e tërë lëkundjeve sizmike ka qenë pranë Kurbneshit. Qytetet që janë tronditur janë Tirana, Elbasani, Gramshi, Rrësheni, Kruja, Burreli etj. Lidhur me këtë tërmet që ka tronditur mbarë Shqipërinë, raportohet se ka disa dëme material. Dëmet janë regjistruar më së shumti në fshatrat e Mirditës, si Bardhaj. Ka raportime se në këtë zonë ka pasur shtëpi që kanë pësuar çarje apo edhe dhera që janë shembur.
Nga ky tërmet janë “prekur” thuajse të gjithë qytetarët, ndërsa pasojat më të shumta kanë qenë në veri dhe pak ose aspak në jug të vendit. Ky tërmet ka bërë që shumë qytetarë të ndihen të pasigurt, pasi kanë parë shtëpitë teksa lëkunden. Nga lëkundjet e mëdha sizmike thuhet se nuk ka pasur vetëm plasaritje të mureve apo të blloqeve të pallateve.
Kështu, plasaritje ka pasur edhe një rrugë nacionale, shumë pranë Kurbneshit. Kanë qenë gjithashtu të shumtë ata qytetarë, që duke qenë se janë ndjerë të pasigurt nëpër banesa dhe nga frika se mos shtëpitë shembeshin, kanë dalë jashtë për të qenë më të sigurt.
Në momentin që ka rënë tërmeti, në mesin e qytetarëve ka pasur shumë panik, pasi lëkundjet e tokës ishin të fuqishme. Tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe nuk është ndjerë vetëm brenda për brenda Republikës së Shqipërisë, por edhe në disa shtete të rajonit të Ballkanit.
Tërmeti është ndjerë gjithashtu në Republikën e Kosovës dhe në atë të Maqedonisë. Qytetarët që banojnë në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës kanë dëgjuar tërmetin, sikundër edhe në Shkup e qytete të tjera të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?













