Maqedonia

Tërmet në rajonin ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Greqi

Një seri tërmetesh me epiqendër rajonin ndërkufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, saktësisht Manastir-Lerin në Greqi, janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme.

Observatori sizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup njoftoi sot se dy prej këtyre tërmeteve janë regjistruar njëri në ora 07:41 minuta dhe tjetri gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40.

Sipas tyre, këto tërmete janë ndier në rajonin kufitar të Mexhitilisë, me intensitet prej katër shkallëve sipas shkallës evropiane makrosizmike dhe në rajonin e Manastirit, me intensitet prej katër shkallëve, përcjell albinfo.ch.

Tërmeti i parë sipas shkallës së Rihterit ka qenë prej 3 shkallë dhe i dyti prej 3.3 shkallësh.