Lajme
Tërmeti godet Italinë
Raportohet se një tërmet ka goditur bregun verilindor të Italisë mëngjesin e së mërkurë, duke shkaktuar dëmtime në disa ndërtesa. Si pasojë e tërmetit, të paktën një klinikë shëndetësore është evakuuar, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka raportime për lëndime të njerëzve.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni,, tha se është në kontakt me agjencinë e mbrojtjes civile të shtetit, që monitoron situatën.
Instituti i vullkanologjisë i Italisë tha se tërmeti prej 5.7 shkallësh goditi Italinë në orën 07:07 të mëngjesit të 9 nëntorit. Epiqendra e tërmetit ishte në Ankona, në detin Adriatik, që gjendet në rajonin Le Marçe.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ishte 5.6 shkallë të Rihterit me një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas mediave italiane, klinika private Villa Igea në Ankona evakuoi pacientët si masë parandaluese.
Autoritetet kanë ndërprerë operimin e trenave në rajonin e goditur nga tërmeti, ndërkaq ende nuk dihet nëse nxënësit do të ndjekin mësimet në shkolla.
Një tërmet vdekjeprurës më 2016 kishte goditur rajonet Marçe, Umbria dhe Lazio, duke vrarë 297 persona dhe plagosur qindra të tjerë.
E-Diaspora
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Ermonela Jaho me performancë në Royal Opera House, në skenë me të ngjitet edhe Mbreti Charles III
-
Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në këtë shtet
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut në Schwanden: Komuniteti po shkatërron 15 ndërtesa Pas rrëshqitjeve shkatërruese të dheut në Schwanden gushtin e vitit të kaluar, 15 ndërtesa të dëmtuara...
-
Qyteti kundër kantonit në Cyrih: Mosmarrëveshja ligjore mbi Rosengartenstrasse përshkallëzohet
-
Gati gjysma e specieve të bletëve zvicerane në “listën e kuqe” të rrezikut të ekzistencës
-
Pritet trafik i rënduar në rrugët e Zvicrës këtë fundjavë
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS