Kosova
Tërnava rizgjidhet myfti i Kosovës
Ai pati kritika për institucionet shtetërore pasi ende nuk e kanë të zgjidhur statutin juridik. Kjo është hera e katërt që Terrnava, zgjidhet në këtë post.
Me 52 vota për dhe 6 kundër, Naim Terrnava është zgjedhur myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës. Tërnava ishte në garë me anëtarin e kryesisë, Reshat Mexhiti, i cili i mori vetëm 6 vota. Në votim morën pjesë 60 anëtarët e trupit zgjedhor në kuadër të BIK-ut. Tërnava në një fjalim të mbajtur pas rezultateve ka thënë se ky post i jep kurajo për të vazhduar punën e tij.
“Trupi zgjedhor i BIK-ut më dha mandatin për të udhëhequr sërish me institucionin islam më të madh në vend. Ky vendim më jep kurajë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë që më takojnë. E dini se në rrugëtimin tonë kemi kaluar më periudha të vështira. Jemi ballafaquar me probleme të ndryshme, por bashkë ia kemi dal sepse kështu do Zoti dhe na urdhëron në Kuran”, ka thënë Tërnnava.
Ai pati kritika për institucionet shtetërore pasi ende nuk e kanë të zgjidhur statutin juridik. Kjo është hera e katërt që Terrnava, zgjidhet në këtë post.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













