Kuriozitete
Tesla nis programin e përparuar për ndihmë shoferit
Elon Musk, shef ekzekutiv i Tesla-s, ka parashikuar në vitin 2019 që makinat robotë pa shoferë njerëzor do të ishin në dispozicion në disa tregje të SHBA-së në vitin 2020
Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka prezantuar një mundësi për disa klientë që të abonohen në programin e përparuar të ndihmës së shoferit, të quajtur “Aftësia e plotë e vetëdrejtimit”.
Agjencia e lajmeve Reuters tregon se abonimi do të mundësohet për 199 dollarë në muaj, në vend të një pagese prej 10 mijë të tilla paraprakisht.
Më parë, Tesla ka thënë se shërbimi i abonimit do të gjeneronte të ardhura të përsëritura dhe do të zgjeronte bazën e klientëve për tipare me çmim, duke përfshirë ndryshimin e korsisë në autostrada dhe ndihmën e parkimit.
Por, prodhuesi ka ripërsëritur se tiparet aktuale “nuk e bëjnë automjetin autonom”, duke shtuar se ato “kërkojnë një shofer plotësisht të vëmendshëm, i cili i ka duart në timon”.
Dhe se “abonimet e aftësive FSD janë aktualisht në dispozicion për automjetet e kualifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në faqen e saj të internetit, Tesla u ka sugjeruar shoferëve që të kontrollojnë aplikacionin Tesla për azhurnime të disponueshmërisë në rajone të tjera”.
Zachary Kirkhorn, shefi financiar i kompanisë, ka thënë në prill se shërbimi i parapagimit do të gjeneronte të ardhura të përsëritura për kompaninë, megjithëse “mund të ketë një periudhë kohe në të cilën paraja bie për një periudhë të afërt”, përcjell Albinfo ch.
Asokohe, ai ka shtuar gjithashtu se “nëse keni parë numrin e klientëve që nuk blenë FSD paraprakisht ose me qira dhe ndoshta duan të eksperimentojnë me FSD, kjo është një mundësi e shkëlqyer për ta”.
Lidhur me shërbimin e pajtimit, Tesla ka bërë me dije se ai është i disponueshëm në automjete të pajisura me kompjuter të plotë vetë-drejtues 3.0 ose më lart. Dhe u tha klientëve se azhurnimi në hardware-in e ri do të kushtojë 1 mijë e 500 dollarë.
Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s, ka parashikuar në vitin 2019 që makinat robotë pa shoferë njerëzorë do të ishin në dispozicion në disa tregje të SHBA-së në vitin 2020.
Mirëpo, në muajin mars Tesla i tha një rregullatori të Kalifornisë që mund të mos arrijë teknologji të plotë të vetëdrejtimit deri në fund të këtij viti.
E megjithatë, Tesla e famshme ka provuar software-in e ri gjysmautonom për drejtimin në rrugët e qytetit dhe javën e kaluar nxori “FSD Beta v9” për një numër të kufizuar të klientëve.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve













