Lajme
Tetë drejtues të kompanive federale fitojnë mbi gjysmë milioni franga në vit
Këshilli Federal ka publikuar të dhënat vjetore për pagat e drejtuesve të kompanive në pronësi të plotë të shtetit, duke zbuluar se tetë prej tyre kanë përfituar më shumë se 500 mijë franga zvicerane bruto gjatë vitit 2024, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Në krye të listës qëndron Roberto Cirillo, drejtori ekzekutiv në largim i Postës Zvicerane, i cili ka përfituar 824,600 franga bruto, ndërsa me përfshirjen e kontributeve për pensionin profesional, shuma arrin në 1.04 milion franga. Cirillo është ende në dispozicion për “detyra të veçanta” deri në fund të korrikut.
Pas tij renditet drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave Federale të Zvicrës (SBB), Vincent Ducrot, me 778,700 franga, dhe në vendin e tretë André Wall, drejtori i Ruag International, me 711,600 franga.
Drejtues të tjerë që përfituan paga të larta janë ata të Suva (647,800 franga), Ruag MRO (604,000 franga), Skyguide (552,000 franga) dhe SRG (518,000 franga).
Ndërkohë, një rënie e ndjeshme është shënuar në pagën e drejtorit të PostFinance. Beat Röthlisberger fitoi 541,400 franga, një shumë dukshëm më e ulët krahasuar me paraardhësin Hansruedi Köng, i cili kishte marrë 834,900 franga në vitin 2023. Sipas kompanisë, ulja e pagës ka ardhur për shkak të emërimit të Karl Fuchs si drejtues i përkohshëm nga marsi deri në korrik të vitit të kaluar.
Shifrat e publikuara përfshijnë pagën bruto vjetore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, por nuk përfshijnë kontributet e punëdhënësit në skemat e pensioneve profesionale, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












