Shqipëria

Tetë viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 413 infektime të reja me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 8 qytetarë.

Nga 2.115 testime kanë rezultuar pozitivë 413 qytetarë, prej tyre 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat etj.

Janë 7.756 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç nuk e fituan betejën me coronavirusin.

Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 174.620.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 185.300 raste pozitive, prej tyre 174.620 janë shëruar, 7.756 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.924 pacientë.