Lajme
Teuta, duke pritur 25 vjet për gjykimin e vrasësve të babait të saj, Enver Hadri
"Gjëja më e rëndësishme është se ka më në fund një gjykim dhe se mund të shpjegohet se çfarë ka ndodhur aty", ka thënë Teuta Hadri, e bija e aktivistit të ndjerë të drejtave të njeriut, Enver Hadri
Sot në mëngjes, kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel duhet të vendosë për shtyrjen apo jo të gjyqin e tre serbëve të akuzuar për vrasjen politike të aktivistit e Enver Hadri, në vitin 1990, në Saint-Gilles të Belgjikës. E bija e veprimtarit kosovar, Teuta Hadri në një intervistë për një medium belg, tregon për 25 vitet e hetimit ndaj vrasjes së babait të saj, hetime të cilat ngjiten deri tek shërbimet e fshehta të ish-Jugosllavisë, njofton albinfo.ch. Ajo shpreson që gjykimi të fillojë sot.
Gjykate e Krimeve të Rënda në Bruksel, ku rasti duhet të gjykohet të hënën, do të duhet megjithatë të vendosë mbi rregullsitë e fletëthirrjeve të të akuzuarve, të dërguara në gjuhën frënge, pasi ata nuk e flasin atë gjuhë.
Pika e ngritur nga avokatët e njërit nga të akuzuarit mund të shkaktojë shtyrjen e gjykimit për disa muaj. “Kjo është puna e tyre, e avokatit. Unë nuk mund t`i fajësoj ata, por vjen një kohë kur nuk munden t’i shpëtojnë më gjykimit” ka thënë Teuta Hadri, bija e viktimës, përcjell Albinfo.ch.
Enver Hadri u vra në timon të makinës së tij, më 25 shkurt, 1990 në Saint-Gilles nga kriminelë nga Beogradi të mandatuar nga shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë.
“Unë shpresoj se ata kanë diçka më tepër se arsyet procedurale për të mbrojtur klientin e tyre”, tha Teuta Hadri, transmeton albinfo.ch.
Asnjëri nga tre të akuzuarit: Veselin Vukotic, Bozhidar Spacic dhe Andrija Draskovic, nuk do të jenë të pranishëm në bankën e të akuzuarve të hënën. Vetëm Draskovic është shqetësuar duke u përfaqësuar nga avokatët. “Unë besoj fuqishëm motivet e fuqisë së të vërtetës, edhe në qoftë se të pandehurit nuk ishin aty. Gjëja më e rëndësishme është se ka më në fund një gjykim dhe se mund të shpjegohet se çfarë ka ndodhur aty”, ka thënë Teuta Hadri, e bija e aktivistit të ndjerë të drejtave të njeriut, Enver Hadri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













