Lajme
Thaçi e Bugajski, konferencë në Uashington për njohje të reja
Janusz Bugajski e ka vlerësuar lart përkushtimin institucional për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e konsensusit
Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur drejtorin e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Janusz Bugajski. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovës dhe në rajon.
Kryeministri e informoi Bugajskin për konsolidimin e institucioneve të reja të vendit dhe për arritjen e marrëveshjes mes partive politike kosovare për zgjedhjen e presidentit dhe për reformën e domosdoshme të Ligjit zgjedhor, si dhe për reformën e zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejt nga populli.
Në komunikatën për media të Kryeministrisë, thuhet se Thaçi theksoi se me këtë marrëveshje është krijuar një klimë pozitive për thellimin e mëtejshëm të reformave të gjithëmbarshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion.
Janusz Bugajski e ka vlerësuar lart përkushtimin institucional për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e konsensusit midis partnerëve të koalicionit dhe me partinë kryesore opozitare për zgjedhjen e presidentes dhe për fillimin e reformës zgjedhore në Kosovë.
Thaçi e Bugajski janë dakorduar që në një të ardhme të afërt ta organizojnë një konferencë ndërkombëtare në Washington për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













