Lajme
Thaçi njofton lidershipin për takimin me Daçiqin
Kryeministri Thaçi ka takuar ambasadorët e shteteve të Quint-it, liderin e opozitës, Isa Mustafa, presidenten Jahjaga..
Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi i ka takuar përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare të akredituar në Kosovë, për t’i njoftuar lidhur me takimin e fundit me homologun serbe, Ivica Daçiq, dhe për përkushtimin e qeverisë së Kosovës për vazhdimin negociatave me Serbinë.
Kryeministri Thaçi ka takuar fillimisht ambasadorët e shteteve të Quint-it, me qëllim të informimit lidhur me vizitën në Bruksel, ndërsa e falënderoi pesëshen ndërkombëtare për mbështetjen e dhënë në këtë proces.
Kryeministri kosovar ka siguruar ambasadorët që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë për të mirën e të dyja shteteve dhe rajonit në tërësi.
Thaçi më pas njofton anëtarët e Kryesisë së partisë sëtij-PDK-së për takimin në Bruksel, ndërsa një takim të veçantë zhvilloi edhe me presidenten Atifete Jahjaga, liderin e opozitës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesit e AAK-së, Blerim Shala.
“Kryeministri Thaçi e vlerësoi takimin si konstruktiv, të zhvilluar ndërmjet të barabartëve, që ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në kuadër të ndërtimit të politikave të fqinjësisë së mirë, kusht ky për integrimin e shteteve në Bashkimin Evropian.
Kryeministri theksoi se vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve është në funksion të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës pas takimit me kryeministrin.
Edhe presidentja Jahjaga i dha mbështetje kryeministrit Thaçi për vazhdimin e bisedimeve.
“Vazhdimi i procesit të dialogut lehtëson jetën e qytetarëve të të dyja shteteve dhe është kontribut për paqen e stabilitetin dhe për suksesin e rrugës evropiane në të cilën dy shtetet e pavarura e sovrane, Kosova dhe Serbia, shkojnë duke i ndihmuar dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën”, konsideron Jahjaga.
Kryeministri kosovar në mbledhjen e Qeverisë nuk harroi të komentoj edhe protestën e Vetëvendosjes, për të cilën tha se po zhvillohet nga grupe të izoluara të aktivistëve.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës Raporti i ri paralajmëron për përkeqësim të situatës së sigurisë dhe rritje të rreziqeve nga spiunazhi,... -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë












