Lajme
The Sun: Shqiptarë në Angli përdorin nënat shtatzënë për të siguruar lejë qëndrimi
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/04/123123123-587x294.png)
Shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të palindur, përcjell albinfo.ch.
Këtë investigim e ka bërë media britanike “The Sun”. Në disa reklama në TikTok shihen njoftime ku ofrojnë shërbime “nëna shtatzënë” që janë të gatshme t’i vendosin atësinë e një emigranti fëmijëve të tyre. Pra, këto nëna të ardhshme mund të vënë emrin e një azilkërkuesi në certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, në mënyrë që ai të shmangin dëbimin, duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një reklamë shkruhet: Kemi femra me fëmijë. Regjistroni fëmijën në emrin tuaj.
Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun: Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në MB dhe përdoret nga azilkërkuesit, të cilëve u është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë.
Në tre muajt e parë të këtij viti, 700 shqiptarë janë dëbuar në vendlindje. Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023.
Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: Mashtrimi i imigracionit duke përdorur certifikata false të lindjes është një shkelje serioze dhe kjo është arsyeja pse ne kemi masa për ta parandaluar dhe zbuluar atë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n