CH-Ballkani
Themelimi i Universitetit të Shkupit është domosdoshmëri*
Këtyre ditëve dëgjojmë për iniciativën për themelimin e Universitetit të Shkupit. Meqë kam qenë pjesëmarrës aktiv në shumë iniciativa për zgjidhjen e problemit të arsimimit shqip në Maqedoni, e shohë të arsyeshme që ta shprehi qëndrimin tim për përkrahje të fuqishme të kësaj iniciative.
- Themelimin e Universitetit të Shkupit duhet ta përkrahin të gjithë, pavarësisht bindjeve politike ose orientimeve regjionale.
- Universiteti i Shkupit do të bëhej shtylla kryesore e ngritjes arsimore, së pari të popullatës së Shkupit, e cila është në numër të madh, por edhe të gjithë atyre që dëshirojnë arsim cilësor për popullatën tonë .
- Parakushtet për themelimin e këtij Universiteti ekzistojnë, sepse është siguruar hapësira për ngritjen e kampusit të tij, si dhe ekziston një numër i kuadrit cilësor në dy universitetet tjera në gjuhën shqipe, të cilët fillimisht do të kontribuojnë në mbajtjen e mësimit, por dhe në ngritjen e kuadrove të nevojshme.
- Tentativat përmes improvizimit me degë të shpërndara të dy universiteteve ekzistuese në gjuhën shqipe treguan se nuk mund të sigurohen studime kualitative dhe të një niveli të krahasueshëm me të tjerët.
- Vlerësimet se me të dëmtohen dy universitetet ekzistuese janë të paarsyeshme. Ato vetëm do ta plotësojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithnjë me qëllim të ngritjes së cilësisë, përmes rritjes së konkurrencës.
- Kundërshtimet të cilët vijnë për shkak të mundësisë së forcimit të partisë në pushtet, përkundër dështimeve evidente, nuk duhet të merren parasysh. Kjo është një mundësi e mirë që pushteti të shfrytëzohet për diçka që është jetësore për popullatën tonë, pavarësisht se nuk përjashtohet mundësia që angazhimi i tyre të jetë edhe për përfitime politike.
- Suksesi i Universitetit varet direkt nga stafi arsimor dhe udhëheqësia e tij. Për ta penguar degradimin, në aktin për themelimin e Universitetit duhet të përfshihet postullati: “Gjatë zgjedhjes së udhëheqësisë së Universitetit, si dhe kuadrove mësimore duhet të eliminohet plotësisht ndikimi i politikës”. E dijë se ka pesimizëm për zbatimin e këtij principi, por jam i sigurt se zbatimi i tij është i mundur nëse në Bordin e Universitetit vendosen vetëm njerëz të dëshmuar në shkencë dhe arsim.
- Nuk duhet lejuar me asnjë kusht që çdo kush që dinë shkrim-lexim dhe e ka të siguruar një letër që i ngjanë diplomës së doktoraturës, e cila është blerë në tregun e lirë, të punoj në Universitet.
- Ideja për një universitet në gjuhën shqipe në Shkup është qysh para themelimit të Universitetit të Tetovës. Pavarësisht insistimit të shumicës së pjesëmarrësve në iniciativën për themelimin e tij, për shkak të kushteve të atëhershme, u dakorduam që ai përkohësisht të vendoset në Tetovë.
- Edhe ideatorët e Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët erdhën nga jashtë, kërkuan që selia e tij të jetë në Shkup (për këtë qëllim e kishin kontraktuar marrjen me qira të Fakultetit Pedagogjik). Por, fatkeqësisht interesat e politikës provinciale e imponuan vendosjen e tij në Tetovë, pavarësisht logjikës së shëndosh e cila nuk e arsyeton vendosjen e një universiteti të dytë pranë atij ekzistues.
- Është koha që të korrigjohen gabimet dhe të përkrahet fuqishëm themelimi i Universitetit të Shkupit. Kundërshtarët e kësaj ideje, pavarësisht orientimeve të tyre politike ose interesave grupore dhe proviniciale, shpejt do të binden se themelimi i tij është jetësor për popullatën tonë në Maqedoni.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











