Lajme
Themelohen katër çmime për trashëgimi kulturore
Themelohet Çmimi për Veprimtari në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae”; Çmimi për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi”; Çmimi për Vepër Shkencore “Zef Mirdita” dhe Çmimin për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu”
Ministria kosovare e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nxjerr sot një rregullore për dhënien e katër çmimeve kulturore e shkencore. Këto çmime, sipas Ministrisë, u jepen personaliteteve të shquara për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
Ministria nxjerr rregullore për Dhënien e Çmimit për Veprimtari në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae”; Çmimin vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi”; Çmimin Vjetor për Vepër Shkencore “Zef Mirdita” dhe Çmimin Vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu”.
Këto çmime, sipas këtij dikasteri jepen në pajtimin me rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.
“Rregullorja specifikon procedurat e konkurrimit për çmimet në fushat specifike, si dhe mënyrën e dhënies së çmimeve, e cila bëhet nëpërmes jurisë profesionale që e themelon ministria|”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Çmimet kanë vlerë financiare: Çmimi për Veprimtari Jetësore në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae” shpërblehet me 5 mijë euro; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi” shpërblehet me 2 mijë e 500 euro; Çmimi Vjetor për Veprën Shkencore “Zef Mirdita” shpërblehet me 2 mijë e 500 euro; Çmimi vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu” shpërblehet me 2 mijë euro.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet këtyre çmimeve, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës” thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin











