Zhvillim
Themelohet Fondi kosovar për garanci kreditore
Ky fond fillimisht ka rreth 20 milionë eurove, ndërsa në gjashtë vitet e ardhshme pritet të shkoj deri në 400 milionë euro
Institucionet e Kosovës sot në Prishtinë edhe zyrtarisht e kanë themeluar Fondit kosovar për garanci kreditore, me të cilin synojnë rritjen e punësimit, të investimeve të jashtme, si dhe hapja e mundësive prodhuese për eksport. Ky fond fillimisht ka rreth 20 milionë eurove, ndërsa në gjashtë vitet e ardhshme pritet të shkoj deri në 400 milionë euro.
Për themelimin e këtij fondi u organizua një ceremoni ku mori pjesë kryeministrit Isa Mustafa, kryeparlamentarit Kadri Veseli, ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ambasadores gjermane Angelika Viets dhe guvernatorit të Bankës Qendrore, Bedri Hamza.
Sipas autoriteteve vendore, Fondi besohet se mund të krijojë deri në 20 mijë vende të reja pune.
Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK) është një institucion vendor i pavarur dhe i qëndrueshëm, i cili, u tha se do t’u lëshojë garanci të pjesshme të kredive institucioneve financiare, duke rritur në këtë mënyrë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, krijimin e këtij fondi e ka quajtur kapitull të ri në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.
“Ngjarja e sotme shpreh përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve dhe numrit të punëtorëve. Rritja ekonomike nuk është e paevitueshme, por kërkon vendosmëri dhe punë të rëndë”, ka thënë Delawie.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ky Fond është krijuar me ligj për të ndihmuar qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas tij, ky fond do të jetë shtyllë e fortë e Fondit për Zhvillim dhe Punësim.
“Bankat, përmes këtij Fondi, do të kenë mbulueshmërinë e tyre rreth 50 për qind të kolaterialit. Fondi për Garantimin e Kredive është shtyllë e parë dhe më e rëndësishme për nxitjen e investimeve dhe punësimit. Kësaj shtylle ne do t’ia shtojmë edhe instrumentet për subvencionimin e normave të interesit për sektorët primarë, me theks të veçantë në bujqësi”, ka thënë Mustafa.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













