Futboll

Tifozët e Kombëtares dërguan Kalanë e Krujës në stadium

Tifozëria e organizuar e Kombëtares, “Tifoza Kuq e Zi”, ka shpalosur një koreografi speciale për ndeshjen kundër Turqisë.

Në çastin kur po ekzekutoheshin dy himnet kombëtare, TKZ ka shpalosur një koreografi gjigante të kalasë së Krujës, simbol i rezistencës historike të shqiptarëve nën drejtimin e Skënderbeut, kundrejt pushtimit otoman, shkruan 27.al, përcjell albinfo.ch

Kalaja shoqërohej nga një mesazh i qartë: Këtu fitojmë ne!

27.al