Futboll
Tirana nuk i frikësohet kampionit të Zvicrës
Kampioni i Shqipërisë do të përballet me kampionin e Zvicrës të enjten në ndeshjen e vlefshme të “play-off”-it në Ligën e Evropës

Trajner i Tiranës, Emanuel Egbo, sheh mundësi reale për kualifikimin në ndeshjen e play off-it me Young Boys në Zvicër. Kreu i stolit të bardhebluve mendon se skuadra e tij ka 50% mundësi për të fituar, shkruajnë mediat shqiptare.
“Duhet ta shijojmë ndeshjen dhe të japim maksimumin. Të provojmë fatin tonë në fushë dhe të marrim atë që na takon. Young Boys është në ritëm, ka zhvilluar dy ndeshje në kampionat. Dy takimet që kemi luajtur në Champions na dhanë një impuls pozitiv. Nuk do të luajmë me frikën e ndeshje së parë, duhet të futemi në lojë siç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena Zvezdën”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
“Janë ata në presion, jo ne. Në letër janë më të mirë, por do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t’u kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen. Ekipi i futbollit nuk është si boksi 1 kundër 1. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Championsit. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. I kemi studiuar dhe do t’i shohim si mund t’i përballojmë”.
Në krah të trajnerit Egbo, në konferencën për shtyp pa nisjes për në Zvicrës, ishte kapiteni Idriz Batha, që foli me optimizëm për përballjen me Young Boys.
“Mendoj se e kam kaluar dëmtimin që kisha, nuk mund të them se jam në 100%, por jam në 95% të formës. Është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë, pasi të gjithë fitojnë nga pak. Është privilegj, jo të gjithëve u jepet mundësia. Shpresoj të jetë fati me ne. Takime të tilla i vendosin episodet, nëse gabon, të ndëshkojnë.”
Kërkohet maksimumi përballë një kundërshtari më cilësor në letër. Për Bathën ka më shumë rëndësi rezultati final sesa loja që do të zhvillojë Tirana.
“Më mirë të luajmë keq dhe të fitojmë, sesa të luajmë mirë dhe të humbim. Duam kualifikimin. Ndeshje të tilla priten me padurim. Kemi zhvilluar dy ndeshje të tjera dhe e kemi parë që skuadrat e tjera nuk kanë shumë diferenca me ekipet shqiptare, thjesht shfrytëzojnë gabimet. Mund t’ia dalim nëse nuk gabojmë. Ne e kemi studiuar kundërshtarin, kanë elementë cilësorë brenda, sidomos në anën ofensive. I kemi marrë edhe masat, por shpresoj që gjërat që kemi thënë në video-analizë t’i shfaqim në fushë. Goditjet standarde? Është e vërtete që i druhemi golave nga goditjet standarde, pasi kundërshtari i ka lojtarët për të tilla raste. Do bëjmë maksimumin për të mos pësuar gol.”
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Pse diaspora kosovare nuk mund të votojë në ambasada? Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të cilët nuk ndodhen fizikisht në...
-
“Du me votu”: “Ne vetëm duam të thjeshtësojmë procedurat e votimit për diasporën”
-
“ALBI SALZBURG”, kompania me pronar kosovar, partnere me gjigantë botërorë
-
Hannover, Gjermani
Kosovari, i njohur si “ambasadori” akuzohet për falsifikim pasaportash
-
Statistika më e re (BFS)
Shqipen e flasin 6.7% e banorëve nën 15 vjeçarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
BAG: Vetëm nëse numri bie në 300 raste në ditë, kemi arritur diçka Me gjithë "optimizmin e kujdesshëm" që e mundëson kjo situatë, Mathys thotë se ende nuk ka...
-
“Du me votu”: “Ne vetëm duam të thjeshtësojmë procedurat e votimit për diasporën”
-
Zvicër
1126 raste me virusin e ri, “në mars, ky mund të jetë varianti mbizotërues”
-
8 nga 10 zviceranë udhëtojnë një orë për në vendin e punës
-
BAG raporton 1884 infeksione të reja dhe 57 vdekje nga Covid-19