Shqipëria
Tirana, qendra më e madhe e IT në Ballkan
Erion Veliaj theksoi se pas Jerevanit, Londrës dhe Parisit, Tirana do të jetë qyteti i katërt që do të aplikojë një nga konceptet më të mira në fushën e teknologjisë dixhitale
Piramida në Tiranë do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “ICTAwards”, Veliaj theksoi se pas Jerevanit, Londrës dhe Parisit, Tirana do të jetë qyteti i katërt që do të aplikojë një nga konceptet më të mira në fushën e teknologjisë dixhitale, përcjell albinfo.ch.
Pas projektit të suksesshëm për transformimin e Pazarit të Ri, shndërrimi i Piramidës do të jetë projekti tjetër i radhës që do të bashkëpunohet me ADF. “Ne kemi vendosur që të bëhemi partnerë sërish me Fondin Shqiptaro-Amerikan, me ADF-në. Kemi pasur një përvojë fantastike në projektin e Pazarit të Ri dhe pamë se si u rrit vlera e pronës, se si u transformua gjithë ai realitet dhe se si në njëfarë mënyre ajo lloj akupunkture urbane, pra një lloj pineske në trupin e qytetit, duam që të kalojmë në fazën e dytë dhe ky do të jetë projekti që ne do ta bashkëfinancojmë”, u shpreh Veliaj, raporton “TCH”.
“Do të jetë në fakt një qendër gjigante multifunksionale kryesisht me fokus kulturën dixhitale. Do të kemi hapësirë për të bërë inkubatorë, hapësira është jashtëzakonisht e madhe. Arkitektët bashkë me ata që po bëjnë plan-biznesin nga Tumo, duhet që të konsultohen me grupet më të zëshme dhe më rekreative në qytet e për nevojën e hapësirës, për fashat e grupmoshave, për mënyrën se si ne do të qepim si një rrobaqepës që bën një kostum me masë, programet me masë për secilën grupmoshë. Dhe pastaj se cila do të jetë hapësira që ne do të rezervojmë për inkubatorë biznesi”, nënvizoi Veliaj.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














