Lajme
Togo e njeh pavarësinë e Kosovës
Njohjen nga ky shtetet e ka konfirmuar vetë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Kosovën deri më tani e kanë njohur 107 shtete
Republika e Togos e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran duke u bërë kështu vendi i 107 që e njeh realitetin ballkanik. Njohjen nga ky shtetet i Afrikës Perëndimore e ka konfirmuar vetë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur 107 njohje. 107 falënderime. Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ministri Hoxhaj në “Facebook”.
Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë rreth 4,2 milionë banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Kryeqytet i Togos është Lome, ndërsa frëngjishtja është gjuhë zyrtare.
Ndryshe, kjo njohje vjen pas njohjes nga Mbretëria e Lesotos e cila e njohu Kosovën në shkurt të këtij viti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













