Lajme

Tokio, qyteti më i sigurt në botë

Për të tretën herë radhazi, Tokio shpallet qyteti më i sigurtë në botë.

Sipas sondazhit të së përjavshmes britanike ‘Economist’, kryeqyteti japonez, Tokoi, është shpallur qyteti më i sigurt në botë pët të tretën herë radhazi. Ai është në krye në fushën e parandalimit të fatkeqësive natyrore, ka nivelin më të ulët të sulmeve kibernetike dhe ka shkallë jashtëzakonisht të ulët të krimeve.

Në vendin e dytë është Singapori dhe në vendin e tretë është një tjetër qytet japonez, Osaka. Qyteti i vetëm amerikan që arriti në Top 10 ishte kryeqyteti Washington DC, i renditur i 7-ti. Ndërsa Çikago ishte në vendin e 11-të.

Raporti i SCI mbi sigurinë e qyteteve përfshin edhe çështje të tilla, si terrorizmi dhe ndryshimi i klimës. Gjithashtu u analizuan shërbimet e emergjencës në qytete, mjetet e transportit, siguria në raste katastrofash dhe gatishmëria në rastet e sulmeve kibernetike, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.

Qytetet më të sigurta në botë për vitin 2019:

1. Tokio, Japoni

2. Singapore, Singapor

3. Osaka, Japoni

4. Amsterdam, Holandë

5. Sidnej, Australi

6. Toronto, Kanada

7. Washington DC, SHBA

8. Kopenhagen, Danimarkë

9. Seoul, Koreja e Jugut

10. Melburn, Australi