Kosova
Tragjedi në Mitrovicë: 62-vjeçarja ndërron jetë pasi ra në bunar
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion
Një 62-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar, në fshatin Kqiq të Mitrovicës.
Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes, përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve, me urgjencë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në këtë komunë, raportojnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes së 62-vjeçares.
Pas përfundimit të procedurave, në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Sipas rrethanave të ngjarjes, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













