Lajme
Tre norvegjezë vizituan 19 shtete për 24 orë, në mesin e tyre edhe Kosovën
Tre norvegjezë kanë vizituar 19 vende evropiane për vetëm 24 orë, dhe në këtë mënyrë ata kanë arritur një rekord të ri botëror. Në mesin e këtyre vendeve ka qenë edhe Kosova.
Travelbook.de raportoi se Gunnar Garfors, Tay-Young-Pak dhe Oystein Djupvik iu kanë mjaftuar vetëm 23 orë e 33 minuta për të përfunduar misionin e tyre.
Me ndihmën e Gips, treshja udhëtimin e tyre e ka nisur nga Greqia për të kaluar nëpër Kosovë dhe për ta përfunduar në Lihtenshtajn. Në rrugëtimin e tyre ishte në plan të kalohet edhe nëpër Itali, por për shkak të motit të keq, kjo nuk ka qenë e mundur.
Treshja nuk ka pasur kohë për të vizituar monumente historike, por si kujtim ata kanë bërë fotografi. Gjatë udhëtimit ata kanë përdorur tri vetura dhe dy aeroplanë. “Ne jemi ndier si turistë japonezë. Ne nuk qëndrojmë shumë në një vend, por ia kemi dalë”, kanë thënë ata.
Vendet që ata të tre i kanë vizituar kanë qenë: Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina, Krocia, Sllovenia, Austria, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Gjermania, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
http://www.heute.at/freizeit/reisen/art23666,1077398
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












