Lajme
Media zvicerane: “Ja si funksionon mafia shqiptare e drogës në Lucern”
I dënuari kishte shitur 800 gramë kokainë dhe afër 200 gramë heroinë. Kishte fituar 95.000 franga, por më shumë se gjysmën ia kishte dorëzuar "punëdhënësit"
Policia e Lucernit ka raportuar së fundmi arrestimin e një 21-vjeçari shqiptar, i cili mësohet se merrej me shitje të kokainës. Po kështu zyra e prokurorit publik të Lucernit thotë se bandat e drogës janë duke ushtruar shumë presion mbi autoritetet dhe i mbajnë ato “në këmbë”, transmeton albinfo.ch.
Tani gjykata penale e Luzernit dënon një tjetër tregtar shqiptar të drogës. Ai është ndoshta në fund të hierarkisë së mafies së drogës. Megjithatë, rasti ofron njohuri se si mafia shqiptare e drogës shet mallrat e saj në kantonin e Lucernit, shkruan zentralplus.ch.
I përmenduri kishte hyrë në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2022 dhe qe vendosur në një apartament në Ebikon të Lucernit. Siç thuhet në aktgjykim, ai ka ardhur në Zvicër me qëllimin e përcaktuar, për të shitur drogë. Pas ardhjes së tij, ai është njohur në ditët e para me tregtinë e drogës nga një paraardhës, gjithashtu shqiptar. Ai ka marrë dorëzimin e drogës nga një furnizues i panjohur. Në këtë dërgesë kishte gjithsej dy kilogramë e gjysmë kokainë dhe një kilogram e gjysmë heroinë. Me udhëzimet e “mësuesit” të tij, ai kishte paketuar “mallin” në çese më të vogla dhe më pas i ka ruajtur ato në një vend të fshehtë në një pyll aty pranë.
Prej aty ai merrte sasinë që donte të shiste. Kjo bëhej përmes një personi të tretë. Detajet rreth klientit, rreth asaj se sa ishin kërkesat dhe rreth vendit e orës së dorëzimit i janë komunikuar atij nga “punëdhënësi” (urdhërdhënësi) i tij nëpërmjet një aplikacioni komunikimi, i cili fshin automatikisht mesazhet pas 30 minutash.
Ai kishte shitur gjithsej 800 gramë kokainë dhe pothuajse 200 gramë heroinë, në periudhën nga mbërritja në Zvicër e deri në arrestimin e tij, transmeton albinfo.ch. Me këtë ai kishte fituar 95.000 franga. Atij i është dashur t’ia dorëzonte punëdhënësit të tij pak më shumë se gjysmën e kësaj shume. Sipas prokurorisë publike, paratë janë dorëzuar në garazhin e parkimit të qendrës tregtare Coop në Ebikon, ku i dënuari është takuar me korrierë të panjohur.
Me urdhër të punëdhënësit të tij, ai u ka dorëzuar edhe 850 gramë kokainë dhe 260 gramë heroinë tre deri në katër shqiptarëve të tjerë, të panjohur, pa marrë fare para në këmbim. Gjithsej, nëpër duart e të dënuarit kanë kaluar gati 1.8 kilogramë kokainë dhe gjysmë kilogram heroinë.
“Paga fikse” për shitjen e drogës
Përveç të ardhurave direkte (të përmendura më lartë) nga shitja e drogës, të cilat i përdorte për të financuar banesën dhe shpenzimet e jetesës, tregtari merrte edhe një “pagë” fikse prej 2000 frangash në muaj. Sipas vendimit, ai synonte që në këtë mënyrë të fitonte 10 mijë franga dhe më pas të kthehej në Shqipëri, përcjell albinfo.ch. Paratë në fjalë ai duhet t`i merrte kur të kthehej atje.
Por kjo nuk ndodhi, sepse personi në fjalë u arrestua në pranverën e vitit 2023. Ai tashmë është dënuar nga Gjykata Penale e Lucernit me tre vjet burg, duke përfshirë këtu paraburgimin dhe dënimin e parakohshëm. Një nga tre vitet e burgut është pa kusht (burg efektiv). Atij i është shqiptuar edhe vendimi për dëbim nga vendi për dhjetë vjet.
Gjykata e mori si të mirëqenë faktin se shitësi në fjalë ka hyrë në Zvicër me qëllimin e vendosur për të shitur drogë dhe se ai ishte plotësisht në dijeni të veprimeve të tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i...
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Gjysma e kantoneve zvicerane do të kenë deficit në vitin 2025 Qeveria federale tashmë ka njoftuar se do të jetë në të kuqe në 2025 në shumën...
-
Zvicra dhe SHBA bien dakord për shkëmbimin e kursantëve dhe profesionistëve të rinj
-
Municionet e ushtrisë janë gjetur në të paktën 26 liqene zvicerane
-
Numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, në rritje
-
Zvicër: Udhëtimi pa bileta, a do të bëhet realitet?