Lajme
Tregtia Shqipëri-Kosovë, potencial i pashfrytëzuar
Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës pësuan rënie gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë.
Teksa importet e mallrave që vijnë në drejtim të Shqipërisë u rritën në 8,3 miliardë lekë, nga 7,7 miliardë në 2019-ën, ishin eksportet shqiptare ato që ranë në 26,2 miliardë lekë, mbi 3,5 miliardë lekë më pak, shkruan A2 news.com, transmeton Albinfo.ch.
Edhe pse në letër Kosova mbetet partneri i dytë kryesor i vendit, sipas ekspertit për ekonominë Ilir Ciko, tregtia mes dy vendeve lë shumë për të dëshiruar në raport me potencialin e madh që ofron.
“Për fat të keq, struktura e eksporteve drejt Kosovës mbetet jashtëzakonisht e varfër”, thotë Ciko.
“Rreth 60% e eksporteve të Shqipërisë drejt Kosovës përbëhen nga elemente bazë, si mineralet, materialet e ndërtimit, produktet e naftës dhe shumë pak, për të mos thënë aspak kënaqshëm, jo vetëm krahasuar me atë që eksportojmë drejt vendeve të tjera të rajonit apo botës, por për atë që ne do të donim të kishim si shkëmbime tregtare reale mes Shqipërisë dhe Kosovës”.
Sipas Cikos, kjo strukturë shkëmbimesh nuk pritet të përmirësohet dukshëm as përgjatë këtij viti. Përtej mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive që kanë prodhuar pak, ai rekomandon së pari rritjen e konkurrencës së ndershme në tregjet e të dy vendeve.
“Nëse sot mund të jepet një këshillë për të parë në mënyrë afatgjatë sesi mundet që Shqipëria dhe Kosova të thellojnë bashkëpunimin, do thosha që kjo nuk mund të vijë më përmes tryezave pa fund të qeverive apo delegacioneve, por në radhë të parë duke hapur tregun e brendshëm, duke bërë të mundur që të kemi konkurrencë të lirë dhe nxitje të zhvillimit të biznesit dhe investime3ve të huaja”, thotë Ciko.
Eksperti sheh me shqetësimin edhe një ftohje të marrëdhënieve politike Shqipëri-Kosovë, diçka që ndikon negativisht edhe në klimën e bashkëpunimit ekonomik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













