Autotech
Tregu evropian i veturave shënon rënie
Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave ka bërë të ditur se kërkesa për veturat e pasagjerëve në Bashkimin Evropian ka shënuar rënie me 4,6 për qind nga viti në vit.
“Megjithatë, me gati 1.2 milionë njësi gjithsej të regjistruara, kjo ende përfaqëson vëllimin e dytë më të lartë në muajin janar që nga viti 2009”, tha ACEA.
ACEA theksoi se kërkesa për vetura të reja ka rënë pothuajse në të gjithë bllokun 28-anëtarësh, përfshirë pesë tregjet kryesore të BE-së. Spanja dhe Italia shënuan rënien më të madhe, përkatësisht me 8,0 për qind dhe 7,5 për qind, përcjell albinfo.ch.
Në muajin e parë të këtij viti, VW Group ishte prodhuesi më i madh me shitjet, me një pjesëmarrje prej 24,1 për qind. Grupi që prodhon markat Volkswagen, Audi, Skoda, Seat dhe Porsche pa një rënie vjetore prej 6,5 për qind në shitjet e saj, duke arritur 288.266 vetura të pasagjerëve.
PSA Group, prej së cilës markat kryesore janë Peugeot, Citroen dhe Opel, kishte një pjesëmarrje prej 17,1 për qind, ndërsa Renault Group 9,7 për qind. Vitin e kaluar, mbi 15 milionë vetura të reja të pasagjerëve janë regjistruar në BE.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















