Lajme
Tri shpërthime të koordinuara në Prishtinë
Një organizatë që vetën e quan “Të pakënaqurit” ka marrë përgjegjësinë për sulmin e tri veturave zyrtare (3Z) në tri lagje të Prishtinës
Tri shpërthime të sinkronizuara kanë ndodhur të enjten mbrëma në Prishtinë, ndërsa cak i sulmeve kanë qenë automjetet me targa zyrtare të institucioneve të Kosovës. Sipas Policisë të lënduar nuk ka pas, ndërsa sulmin e ka marrë mbi vete një organizatë e quajtur “të pakënaqurit”.
Sipas policisë kosovare, shpërthimet kanë ndodhur pas mesnatës, në tri lagje, në “Ulpiana”, te “Xhamia e Llapit” dhe në “Bregun e Diellit”. Të tria shpërthimet, sipas Baki Kelanit, zëdhënës i Policisë, kanë ndodhur në të njëjtën kohë.
“Ende nuk dihen detajet por targat janë të gjitha 3Z”, raporton KTV.
“Të pakënaqurit” nëpërmjet postes elektronike i kanë njoftuar mediet se e kanë marrë mbi sipër sulmin ë Prishtinë. Nuk raportohet se çfarë grupi është ky, përveç se shprehin indinjatë, që qeveria e Kosovës po negocion me Serbinë për çështjen e veriut.
“Mbrëmë në ora 11:45 i kemi kall 3 kerre të qeveris. Caku i sulmit nuk kanë qenë kanë ministrat, por Qeveria e Kosovës. Kerret me 3Z janë sulmuar. Mesazhin e sulmit e gjeni ne një parullë te Ministra e Kulturë”, thuhet në komunikatë e shkruar me shumë gabime gjuhësore.
Në muri thanë se është shkruar: “tradhtarët e qeveris po e dhënë veriun. Na jemi kundër dhe t’mllefosun”, shkruan në mur.
Përveç këtyre shpërthimeve në Prishtinë, Policia ka raportuar edhe për një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë rajonale Besim Hoti ka thënë se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












