Kosova
Trump: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Në një deklaratë për media, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka rikthyer sërish në vëmendje ndërhyrjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi, duke deklaruar se falë angazhimit të tij u “parandalua një luftë e mundshme” mes dy vendeve gjatë mandatit të tij të parë, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë për “Fox News”, Trump ka theksuar se për përpjekjet e tij në këtë dhe në çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të shpërblehej me Çmimin Nobel.
“Duhet të më jepnin Çmimin Nobel për Ruandën, a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni rasti Serbi-Kosovë. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi rast që e kam zgjidhur është Indi- Pakistan. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë çmimin”, u shpreh Trump, pasi u pyet nëse do ta meritonte këtë çmim për zgjidhjen eventuale të krizës mes Izraelit dhe Iranit.
Ditë më parë, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka lënë të kuptohet se synon të rikthehet në skenën ndërkombëtare dhe të rifillojë angazhimin në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka akuzuar presidentin aktual, Joe Biden, për prishjen e asaj që ai e cilëson si progres i arritur më parë.
“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me tensione të larta, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë. Unë e ndalova atë. Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!”, shkroi Trump.
E-Diaspora
-
Vera e Prizrenit, 2025, zemra kulturore që rrah për diasporën Në qendër të aktiviteteve verore në Prizren është “Java e Diasporës”, një ngjarje e konceptuar si...
-
Gjakova në qendër të kulturës shqiptare me edicionin e dytë të festivalit “Ditët e shqiptarit”
-
Prishtina hap krahët për diasporën, në vallëzimin e verës
-
Alesia Toska diplomon me sukses maksimal në Universitetin e Sapiences në Romë
-
Ambasada e Kosovës në Austri nderon Orkestrën “Amadeus” për suksesin në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet e ndërtimit në Zvicër ranë në vitin 2024 Shpenzimet e përgjithshme për ndërtim ranë pak vitin e kaluar, me trendet që tregojnë më shumë...
-
Incident në Majorka: Turist zviceran ra nga kati i gjashtë
-
St. Gallen: Shkolla refuzon të punësojë mësuese që mban shami
-
Dialekti i fortë gjerman shkakton probleme në Fribourg
-
Schaffhausen pezullon programin e mamografisë, goditje për parandalimin e kancerit të gjirit