Shqipëria
Turistët e huaj buzëqeshin shqip
Të rinjtë e “Smile Albania” në këtë sezon veror janë kudo duke i mirëpritur turistët me buzëqeshjen e mirëseardhjes dhe duke shpërndarë informacione përkatëse për atraksionet turistike në Shqipëri.
Në Durrës, turistët e shumtë nga vende të ndryshme të botës kanë përshëndetur në gjuhët e tyre, duke u bërë dhe ata mbështetës të të rinjve të “Smile Albania”, shkruan “ATSH”.
Turistë nga Gjermania, Australia, Kanadaja, Belgjika, Holanda, Italia, Spanja, Franca shprehen: “Ne jemi Smile Albania”, përcjell albinfo.ch.
Kjo nisëm e ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit të Shqipërisë për të angazhuar të rinjtë në çdo cep të Shqipërisë për promovimin e turizmit është një hap i rëndësishëm, pasi përveç angazhimit të rinisë shqiptare, bën që dhe vetë ata të mësojnë vlerat dhe kulturën e Shqipërisë duke dhënë informacionin e duhur për secilin vizitor që vjen si turist për herë të parë në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











