Turizëm
Turistët e huaj “pushtojnë” Himarën
Italianë, amerikanë, japonezë dhe turistë nga Argjentina e Largët po pushojnë këto ditë në Himarë.
Qyteza buzë malit e plazhet buzë Jonit po tërheqin gjithmonë e më shumë turistët e huaj.
Ata që e vizitojnë për herë të parë thonë se do të kthehen.
“Jam nga SHBA dhe më pëlqen këtu. Natyra dhe deti janë të bukur. Më herët kam vizituar Tiranën, Durrësin dhe Alpet shqiptare”, thotë një turist.
Me rritjen e temperaturave, bizneset dhe banorët e zonës presin që turistët të shtohen.
“Nuk na kanë ndihmuar temperaturat sepse kanë qenë të ulëta. Tani që është rregulluar koha shpresojmë të rritet turizmi dhe të vijnë të huajt”, ka thënë një banor.
Kryebashkiaku Jorgo Goro thotë se vit pas viti numri i pueshuesve shënon rrirje me 10%, ndërsa biznesi i është përgjigjur me përmirësim të shërbimit.
Himara cilësohet një nga perlat turistike të vendit, ndërsa veç detit, malit e kulinarisë, ofron edhe turizmin kulturor./Ora News/
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











