Koronavirusi: çast pas çasti
Turistët pushtojnë plazhet: Nga Britania në SHBA
Rëniet e infeksionit me koronavirus ka bërë që të lehtësohen masat.
Shumë shtete kanë filluar me lehtësimin e masave, derisa në disa vende, turistët kanë vërshuar plazhet, shkruan albinfo.ch.
Ditë më parë u raportua se francezët ‘nuk duan t’ia dinë’ për koronavirusin dhe kanë filluar pushime, kurse kjo po ndodh edhe në vendet tjera.
Mediat britanike shpesh kanë publikuar foto e video, ku shihen qytetarët e saj duke thyer karantinën dhe rregullat e vendosura nga qeveria, në kuadër të COVID-19, madje “rebelimi” i tyre është bërë, edhe kur masat kanë qenë mjaft strikte.
Ndërsa tashmë që masat janë lehtësuar disi, britanikët janë dyndur në masë drejtë plazheve e parqeve dhe nuk janë ndaluar edhe pas gjobave apo këshillave të autoriteteve policore.
SHBA është vendi më i goditur nga Covid-19, por kjo nuk i ka penguar amerikanët që shpesh herë të shpërfillin rregullat kundër koronavirusit dhe të grumbullohen në vende publike apo të shkojnë në plazh.
Së fundmi qindra njerëz u mblodhën në Daytona, Florida për të shijuar motin e ngrohtë dhe për të festuar ardhjen e verës pavarësisht thirrjeve nga autoritetet për të respektuar rregullat e distancës sociale.
Në zonë u duk edhe policia por nuk pati bashkëpunim nga anëtarët. Në këtë përballje nuk pati edhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë ku së paku 2 persona u plagosën pasi policia hapi zjarr për të shpërndarë turmën ndërsa 4 të tjerë u lënduan në përpjekje për t’u larguar. Sipas burimeve personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore Me uljen e votuar të dielën dhe të kritikuar nga e majta dhe sindikatat, paga minimale... -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër













