Futboll

Turne në Gjenevë për Ditën e Çlirimit të Kosovës

FC Kosova e Gjenevës njihet nga të gjithë me organizimet e saj të mira, qofshin ato në garat e Ligës së Dytë regjionale të kësaj Republike dhe kantoni, apo edhe të karakterit festiv siç janë ngjarjet e rëndësishme historike të Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo traditë do të vazhdohet edhe sivjet me organizimin e një Turniri në futboll të vogël, nga FC Kosova dhe Shoqatat e tjera shqiptare të kantonit të Gjenevës.

Nëpërmjet kësaj ngjarje të rëndësishme sportive do të kujtohet 20 vjetori i çlirimit definitiv të Kosovës nga Serbia, si dhe ndihma e pakontestueshme e miqve tanë ndërkombëtarë veçmas ndërhyrja e Paktit NATO, mbi pozicionet e Serbisë. Falë kësaj ndërhyrje u shpëtua populli shqiptar i cili i ishte nënshtruar gjenocidit të paparë nga regjimi kriminal i Milosheviqit.

Meqenëse nga fillimi i këtij turniri na ndajnë edhe dy-tre ditë luten të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje që ekipet e tyre t’i paraqesin më së largu deri paraditen e datës 13 qershor 2019.

Me kusht të një rrjedhje sa më të kënaqshme të turnirit apelohet që pagesa të bëhet së bashku me paraqitjen e ekipit.

Ajo për secilin ekip me 5+1 lojtarë kushton CH-150 (njëqind e pesëdhjetë franga)

Hollësi të detajuara të interesuarit mund të marrinë edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me z.Halil Rrahmani, kryetar i Klubit Futbollistik FC “Kosova” Gjenevë.

Numri kontaktues: +41 79 249 24 36

Kjo ngjarje e rëndësishme sportive zhvillohet më 16 qershor 2019, duke filluar në ora 08:30

Adresa:

Centre sportif des Evaux

Chemin François-CHAVAZ 110

1213 Onex / Genève