Lajme

Turqia nuk do të lejojë që Suedia të anëtarësohet në NATO

Presidenti turk, Tajip Erdogan, nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke i thënë kombit “të mos shqetësohet” me aplikimin e saj.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me paktin e mbrojtjes transatlantike pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

Kombet kërkuan të fitonin mbështetjen e Turqisë, pasi ajo kundërshtoi bisedimet, kur një politikan danez dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit.

“Suedia nuk duhet të shqetësohet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t’i themi ‘po’ aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Erdogan, sipas CNN.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk miratuan anëtarësimin e Suedisë e Finlandës.