Kuriozitete
Twitter pranon ofertën miliardëshe të Elon Musk
Bordi i Twitter ka rënë dakord për të pranuar ofertën e blerjes prej 44 miliardë dollarësh nga miliarderi Elon Musk, për të marrë kontrollin e një prej kompanive më të mëdha të rrjeteve sociale.
Musk, i cili e bëri ofertën shokuese më pak se dy javë më parë, deklaroi se është personi i duhur për të zhbllokuar potencialin e jashtëzakonshëm të këtij rrjeti.
Ai ka sugjeruar një sërë ndryshimesh nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive false. Firma fillimisht e kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’iu kërkojë aksionerëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla si dhe kompanisë së hapësirës SpaceX.
“Fjala e lirë është baza e një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit, ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit”, tha Musk.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












