CH-Ballkani
U ndanë çmimet vjetore “Mërgimtari i vitit”
Ky çmim iu dha fotografit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Fadil Berisha, për punën dhe sukseset e arritura në fushën e fotografisë
Ministria e Diasporës, në kuadër të Ditës së Diasporës ka ndarë çmimet vjetore “Mërgimtari i vitit”. Ky çmim iu dha fotografit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Fadil Berisha, për punën dhe sukseset e arritura në fushën e fotografisë transmeton albinfo.ch.
Çmimi u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.
Ministria e Diasporës i ka ndarë mirënjohjen post mortem ish-kryetarit të Parlamentit Zviceran, VictorRuffy, për kontributin dhënë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e integrimin e shqiptarëve në Zvicër, e po ashtu e ka nderuar edhe prof. dr. Basil Schader, po ashtu nga Zvicra, për kontribut të veçantë dhe përkrahje të jashtëzakonshme në fuqizimine mësimit të gjuhës shqipe në botë.
MeD ka ndarë edhe disa çmime të tjera siç është ai për shkencë, sport, kulturë etj.
Çmimi në fushën e arsimit dhe shkencës iu dha binjakeve Detina Zalli &Argita Zalli për të arriturat në mjekësi.
Çmimi në fushën e kulturës iu dha regjisorit Eki Rrahmani për kontributin dhe sukseset e tij në fushën e kinematografisë.
Çmimi në fushën e sportit iu dha futbollistit Etrit Berisha për sukseset e arritura në sport.
Çmimi në fushën e biznesit iu dha zonjës Miranda Ademaj, një udhëheqëse e suksesshme e një kompanie në Zvicër.
Po në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”. Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Adnan Alitit nga Radiotelevizioni “Zëri i Kosovës” në Danimarkë, për dokumentarin “Me arbneshët e Zarës”. Është ky një dokumentar për arbneshët e Zarës, që nga vendosja e tyre në këtë vend, ruajtja e traditave dhe e gjuhës, kontributi i tyre etj.
Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha dy gazetarëve: Migjen Kajtazit për reportazhin “Unë dhe Samiti i Diasporës” dhe Arif Ejupit për shkrimin “FC Kosova e Gjenevës, 20 vjet futboll dhe integrim” (botuar nga albinfo.ch).
Gjithashtu, çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha dy gazetarëve Bahtir Cakollit nga RTV-21 dhe Agron Krasniqit nga RTK-ja, të cilët përmes emisioneve të ndryshme për bashkatdhetarët kanë kontribuuar për diasporën.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











