Lajme

U shpallen të zhdukura që nga e shtuna, gjenden tri vajzat shqiptare në Gjermani

Tri vajza shqiptare, Anila, Denisa dhe Suela, ishin shpallur të zhdukura që nga 10 shtatori në Gjermani.

Policia gjermane ka njoftuar që vajzat janë gjetur mëngjesin e së hënës në stacionin e trenit në Duisburg.

Sipas organeve të rendit, vajzat janë gjetur së bashku atje shëndosh e mirë, përcjell tutje albinfo.ch.