Lajme
Lucern: U vihet zjarri kutive postare me zarfe votimi për Ligjin Covid
Tre zjarret kanë ndodhur të enjten ose të premten e një jave më parë, ka bërë të ditur policia e Lucernit
Janë kryer tri sulme me zjarrvënie në kuti postare publike në qytetin e Lucernit. Zjarret kanë ndodhur të enjten ose të premten e një jave më parë, ka bërë të ditur policia e Lucernit për SRF News duke konfirmuar me këtë rast një raport përkatës të publikuar të premten nga “Pilatustoday”.
Një person i dyshimtë ndodhet aktualisht në paraburgim, sipas policisë së Lucernit, transmeton albino.ch. Ajo nuk jep informacione të mëtejshme, duke iu referuar procedurave në vazhdim.
Sipas “Pilatustoday”, rreth 150 letra janë djegur apo lagur – duke përfshirë edhe zarfe të ndryshme votimi.
Siç dihet, nesër e dielë 28 nëntor, ndër të tjera do të votohet ligji për Covid-in. As policia e Lucernit dhe as posta nuk kanë dashur të komentonin rastin.
Megjithatë, Posta konfirmon incidentin e vandalizmit në zonën e Lucernit dhe ka ngritur kallëzime penale, siç ka thënë një zëdhënës i saj, i pyetur nga SRF News.
Më shumë se 14,000 kuti postare të verdha në Zvicër dëmtohen vazhdimisht, përcjell albinfo.ch. Por, Posta nuk ka mundur të konstatojë ndonjë shpeshtim të dëmtimit në javët para votimit të së dielës.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











