Sport

UEFA përjashton nga garat ndërkombëtare FC Sion, KF Tirana dhe dy klube tjera

Pas Skëndërbeut edhe një klub tjetër shqiptar dënohet nga UEFA.

Sipas mediave zvicerane FC Sion është përjashtuar nga gjithë aktivitetet garuese të UEFA-s në sezonën 2018/19 dhe 2019/20. Gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 235’000 Euro, shkruan albinfo.ch.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të pagesave jo korrekte të transfertave të lojtarëve – duke shkelur edhe kriteret dhe rregullat e UEFA. Të dhëna konkrete nuk janë publikuar nga organizata më e madhe e futbollit europian.

Sipas dyshimeve bëhet fjalë për transfertën e Ishmael Yartey në 2014 nga Sochaux. Krahas Sionit, UEFA ka supsenduar edhe tre klube tjera: KF Tirana nga Shqipëria, FK Vojvodina nga Serbia dhe Ertis Paëlodar nga Kazakistani.