Futboll
UEFA vendos: FC DRITA humb ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0
Klubi futbollistik “Drita” ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0.
Kështu kanë bërë të ditur nga ky klub, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare ne Facebook.
Futbollistët nga Gjilani sot janë kthyer në Kosovë me kërkesë të shtetit zviceran, para se të karantiohej i gjithë klubi për dhjetë ditë.
Ndeshja finale që ishte paraparë të zhvillohej në këtë shtet me kampionin e Irlandës se Veriut, Linfild, ishte anuluar dhe ky vendim është marrë nga autoritetet zvicerane, për shkak që, siç njoftojnë nga ekipi, në testimin e fundit për koronavirus, një lojtar i klubit kishte rezultuar pozitiv.
Postimi i plotë:
Klubi futbollistik Fc Drita, kampioni i Kosovës ka njoftuar se organet e UEFA-se qe shkalla e apelit ka vendosur qe ne kemi humbur ndeshjen ne tavoline me rezultat zyrtare 3:0!
Nje vendim i habitshem nga nje institucion siq eshte UEFA, nje vendim me kaq nxitim dhe pa kerkuar asnje sqarim apo deklaratë shtesë nga klubi jone!
Arsyeja kryesore te ketij vendimi eshte sepse ndeshja nuk ka mundur te shtyhet me shume se tre dite (14 gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicrane kanë kerkuar karantinim per 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shume arsye te tjera qe nuk kane te bejne me ne si klub por me organizatorin e ketij kompeticioni e qe ka qene vet UEFA organizatore!
Jemi thellesishte te indinjuar nga ky vendim i papritur dhe subjektiv.
Tani neve si klub na mbetet qe kete qeshtje ta dorzojme ne duart e avokateve per ti ndjekur deri ne fund te gjitha rruget ligjore.

E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













