Lajme
Ugur Sahin, zbuluesi i vaksinës: Biontech vepron edhe kundër virusit të ri
Kompania nga Mainzi, Biontech, e cila ka zbuluar vaksinën Biontech ka vendosur të hetojë mutacionin e ri të koronavirusit nga Britania e Madhe në ditët në vijim
Kompania nga Mainzi, Biontech, e cila ka zbuluar vaksinën Biontech ka vendosur të hetojë mutacionin e ri të koronavirusit nga Britania e Madhe në ditët në vijim.
Shefi i kompanisë, Ugur Sahin, ka njoftuar këtë vendim në një intervistë për portalin e gazetës “Bild”. Ai ka vënë në dukje se mutacionet e ekzaminuara më parë të patogjenit nuk kishin prekur vaksinën e prodhuar nga kompania e tij në bashkëpunim me kompaninë amerikane Pfizer, transmeton albinfo.ch.
Ai është i bindur se vaksina Biontech do të funksionojë edhe me mutacionin nga Britania e Madhe.
Ndërkohë, mësohet se varianti i ri, që ka pësuar mutacion, i koronavirusit Sars-CoV-2 është zbuluar tashmë në pesë vende të tjera përveç Britanisë së Madhe.
Prania e tij është konstatuar në Australi, Islandë, Itali, Holandë dhe Danimarkë. Kjo u njoftua nga një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton srf.ch.
Një variant tjetër, por i ngjashëm, është zbuluar në Afrikën e Jugut.
Por përkundër rrezikut që përfaqëson varianti i ri i virusit për infektimin e tij më të shpejtë, edhe ai mund të vihet nën kontroll, transmeton albinfo.ch. Por nevojiten më shumë përpjekje, ka thënë eksperti i OBSH-së.
Deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi se varianti i ri çon në një rrjedhë më të rëndë të sëmundjes.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













