Lajme
Ukraina i jep rrymë Gjermanisë
Ukraina do të mbështesë Gjermaninë në përpjekjen e saj për t’i dhënë fund varësisë së saj nga importet e energjisë ruse, duke e furnizuar atë me tepricën e saj të energjisë elektrike.
“Aktualisht, Ukraina eksporton energji në Moldavi, Rumani, Sllovaki dhe Poloni. Por, ne jemi të gatshëm të zgjerojmë eksportet tona në Gjermani”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Ne kemi sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike në Ukrainë falë centraleve tona bërthamore”, tha Shmyhal.
Shmyhal do të vizitojë sot Berlinin dhe do të takohet të dielën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Paralelisht me pushtimin rus në fund të shkurtit, Ukraina, së bashku me Moldavinë, u shkëput nga rrjeti elektrik duke e integruar atë me Rusinë. Në mes të marsit, rrjeti elektrik i vendit u sinkronizua me rrjetin europian.
Që atëherë, Ukraina ka eksportuar 400-700 megavatë energji elektrike në ditë në vendet e BE-së dhe Moldavi.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













