Ukraina

Ukraina kërkon përjashtimin e Rusisë nga samiti i G20-s

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko, i ka bërë thirrje grupit të 20 ekonomive më të mëdha në botë që të dëbojnë Rusinë dhe të anulojnë ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-s.

Ai tha se fakti që Putini e pranoi publikisht se ai urdhëroi sulmet me raketa ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike, do të thotë se duart e tij janë të njollosura me gjak dhe se ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë.

Ky samit do të mbahet në Bali të Indonezisë në nëntor, e cila aktualisht udhëheq presidencën e G20-s. Lideri i Indonezisë, Joko Widodo, tha më 19 gusht se presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samit.