Ukraina
Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, pati një bisedë telefonike këtë të martë me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Gjatë bisedës telefonike, Johnson i tha Zelenskit se Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar së fundmi nga Rusia.
“Kryeministri tha se bota qëndron në mbështetje të Ukrainës dhe ai besonte se ushtria e Presidentit Zelenski mund të rimarrë territorin e kapur së fundmi nga forcat e Putinit”, tha një zëdhënës i Downing Street.
Johnson e përditësoi Zelenskin për pajisjet më të fundit ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar që po dërgohen në Ukrainë, duke përfshirë 10 sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe municione, të cilat do të mbërrinin në ditët dhe javët e ardhshme.
Forcat ruse po përpiqen të depërtojnë më thellë në lindje të Ukrainës dhe të marrin tërë rajonin e Donjeckut, pas marrjes së Luhanskut.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, u takua të hënën me presidentin Putin, të cilit i raportoi se trupat ruse kishin marrë nën kontroll Luhanskun, që së bashku me provincën fqinje të Donjeckut përbëjnë zonën industriale të Donbasit./CNN
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













